Miq të vjetër : Elvana dhe Besi .

Këngëtarja Elvana Gjata dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar.

Secili prej tyre është momentalisht në majat e karrierës së tij personale.

Teksa Elvana po lançon hitet e saj njëri-pas tjetrit, Besi është gati të publikojë filmin e tij më të ri, “Falco”.

Aktori ka marrë mbështetjen e kolegëve të tij artistë në rrjete sociale dhe sigurisht s’mund të mungonte as përkrahja e Elvanës.

Mirëpo, krahas mbështetjes, këngëtarja ka zbuluar edhe diçka të këndshme nga e shkuara e tyre.

Elvana dhe Besi paskan qenë miq të vjetër, gjë të cilën askush s’e kishte ditur më parë.

“Suksese o shoku kursit në filmin tënd të parë. Bekime.”- shkruan këngëtarja në postimin ku etiketon Besin, duke zbuluar kështu edhe miqësinë e tyre të vjetër, pasi paskan qenë së bashku në një kurs.

Miq të vjetër : Elvana dhe Besi .

About The Author
-