MISS UNIVERSE ALBANIA 2017 LIVE SHOW RENDITET I DYTI NE AUDIENCEN E MATUR TE 29 QERSHORIT (Foto)

0
2489

Teleshikuesit nuk kane qendruar indiferent kete here ndaj nje konkursi bukurie. Spektakli me 5 pjese i cili zgjati 2 ore ka kapur syrin e njerzve per shkak te nje nderthurje mes konkursit tradicional te 20 vajzave dhe artisteve qe i perfshin ato ne performancat e tyre.

Mbremja filloi ne menyren me te papritur me artistin portugez nga Rumania DDY NUNES, duke zbuluar menjehere konceptin dhe duke i bere vajzat te shfaqen ne skene me vetbesimin qe MISS UNIVERS ka ne sloganin e tij.

Te zgjedhur nga produksioni Marsela Cibukaj, Arinda Gjoni dhe Alban Ramosaj kenduan kenget e tyre jo vetem per publikun por edhe duke ndervepruar me vajzat te prekura nga mbeshtetja dhe admirimi i tyre.

Gara u zhvillua ne 3 raunde – me veshje nga Mirela Nurce, Valdrin Sahiti, Elisabeth dhe Elambrada Weddings – Top 12, Top 6 dhe Top 3.

Dy prezantuesit, aktori Florian Agalliu dhe Miss Univers Albania Zhaneta Byberi mirepriten dhe ciftet e prezantuesve te cmimeve te tjera te nates qe produksioni akordoi ne baze te paraqitjes se vajzave.

Cmimi MISS UNIVERS ALBANIA me mundesine per te perfaqsuar Shqiperine ju dha 18 vjecares nga Tirana Blerta Leka.