Modelja 32-vjeçare Lily Aldridge, ka tërhequr vëmendjen me sfilatën e saj në javën e modës në New York për Brandon Maxwell.

Engjëlli i Victoria’s Secret ka treguar me krenari barkun e rrumbullakosur teksa sfiloi me taka të larta, e veshur me fustan të kuq.

“Jam kaq krenare që sfidova me barkun e fryrë, është një moment që do e kujtoj gjithmonë me emocion të madh”, ka shkruar modelja në Instagram.

Modelja është martuar në vitin 2011, me Caleb Followill dhe është nënë e Dixie Pearl. Lily Aldridge lajmëroi shtatzëninë e saj të dytë në muajin gusht, me anë të një fotografie në Instagram.

Modelja e Victoria’s Secret sfilon në pasarelë në muajin e 5-të shtatzënisë

| Showbiz, VIP |
About The Author
-