Një muaj më parë, moderatorja e njohur Brunilda Lahe, njoftoi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se pas 4-vitesh po largohej nga emisioni i saj “My living”.

Gjithashtu ajo zbuloi edhe arsyen e largimit, pasi është në pritje të ëmbël dhe do të sjellë në jetë një vajzë.

Ndërkohë së fundmi, Brunilda ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram” edhe një foto nga kjo periudhë e bukur dhe e veçantë e jetës së saj.

Në “Instastory”, moderatorja ka publikuar një foto ku ka pozuar pranë një pishine dhe ka treguar barkun e rrumbullakosur.

Brunlida Lahe është prej 13-vitesh e martuar, ajo dhe partneri po bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja tregon barkun e rrumbullakosur

About The Author
-