Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, prandaj kujdesemi shumë që në takimin e parë të mos bëjmë asgjë të gabuar. Por, të gjithëve na ndodh që një gjest i bërë instiktivisht të keqkuptohet nga personi që kemi përballë. Gjuha e trupit jep mesazhe, për të cilat në shumë raste as nuk jemi të ndërgjegjshëm. Nëse një takim nuk ju ka shkuar mirë, atëherë me shumë mundësi “fajin” duhet ta kenë gjestet që keni bërë pa vetëdije. Disa prej gjesteve që nuk duhet t`i bëni në një takim:

Lëvizje të vazhdueshme

Mesazhi që dërgoni: Jam nervoze dhe e aspak komode. Kërcitja e gishtërinjëve, tundja e këmbës, kërcitja e stilolapsit, prekja vazhdimisht e telefonit dhe gjëra të tjera si këto nuk duhet t`i bëni në asnjë mënyrë në një takim.

Gjeste të çuditshme me duart

Mesazhi që dërgoni: Jam nervoze dhe e pasigurt. Të ulesh mbi duart, t`i shtrëngosh apo përdredhësh duart, të hash thonjtë apo çdo gjest tjetër i çuditshëm me duart tregon nervozizëm dhe ankth, përveçse ju bën të dukeni aspak tërheqëse.

T`i mbash duart pa lëvizur

Mesazhi që dërgoni: Jam e frikësuar nga ty. Nuk duhet t`i lëvizni duart gjithë kohën, por as t`i mbani ato pa lëvizur fare. Mendoni për disa pozicione duarsh me të cilat do të ndiheni komod/e dhe alternojini herë pas here.

T`i fshehësh duart poshtë tavolinës

Mesazhi që dërgoni: Po gënjej ose po fsheh diçka. Kini kujdes me mënyrën se si i mbani duart, në asnjë mënyrë nuk duhet t`i mbani poshtë tavolinës. Po ashtu, shmangni kryqëzimin e duarve dhe përdorini ato për të ilustruar fjalët.

Të mbështesësh kokën mbi duar

Mesazhi që dërgoni: Nuk më duket vetja tërheqëse / Jam e lodhur. Njerëzit që nuk kanë vetëbesim kanë tendencën që t`i mbajnë duart te mjekra duke fshehur një pjesë të fytyrës. Për më tepër, diçka e tillë nuk duket bukur.

Të mbash pijen ose çantën para teje

Mesazhi që dërgoni: Më tmerron, kam nevojë për mbrojtje, sipas class. Fëmijët kur kanë frikë zakonisht fshihen pas diçkaje edhe për të rriturit instiktet të çojnë drejt së njëjtës gjë.

T`i mbash shpatullat shumë lart ose shumë poshtë

Mesazhi që dërgoni: Kam mungesë vetëbesimi dhe pritshmëri të ulëta/ Jam armiqësore.

Të mos e shohësh personin që ke përballë në sy

Mesazhi që dërgoni: Nuk mund të më zësh besë/ Nuk më pëlqen ti.

Të mbash dorën para gojës

Mesazhi që dërgoni: Po të mbaj të fshehta.

Mos i bëni kurrë këto gjeste kur dilni në takimin e parë!

| Te Ndryshme |
About The Author
-