Nëse jeni një nga ato të pafatat që duhet të durojnë dhimbje të tmerrshme përreth belit çdo muaj ose keni më shumë gjakderdhje se herët e tjera, duhet të dini se disa dhimbje shkaktohen edhe për arsye të tjera. Çfarëdo ndryshimi të jetë, fakti që diçka ka ndryshuar me ciklin tuaj menstrual nuk duhet të injorohet.

Dhimbje therëse dhe gjakderdhje të shumta: Mund të keni fibroza të mitrës. Janë rritje jokanceroze që burojnë nga muret e brendshme ose të jashtme të muskulit të mitrës. Nuk dihet se çfarë i shkakton ato, megjithatë fibrozat janë të zakonshme, sidomos tek gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre. Dhimbja që ndieni mund të shkaktohet nga inflamacioni ose thjesht nga presioni që shkakton fibroza në mitër.

Dhimbje pak më të lehta, por të vazhdueshme: Mund të keni sëmundjen inflamatore pelvike (SIP), një infeksion serioz i mitrës, vezoreve ose tubave fallopianë. Nëse lihen pa trajtuar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme si klamidia ose gonorrea, të cilat nuk kanë simptoma, mund të shkaktojnë sëmundjen inflamatore pevike. Kjo sëmundje shkakton dhimbje të lehta, të qëndrueshme që mund të përkeqësohen më shumë kur ikin menstruacionet.

Dhimbje therëse në njërën anë: Mund të keni përdredhje të vezores. Kjo ndodh si pasojë e rritjes së përmasave të kistit duke ndryshuar vendndodhjen e tij të zakontë dhe duke çuar në përdredhje të vezores ose ruptura e kistit ovarian që manifestohet me dhimbje abdominale të forta dhe hemorragji të brendshme. Lini menjëherë një takim me gjinekologun. Ai do t’ju kërkojë të bëni një eko ose skaner për të gjetur diagnozën. Nëse keni përdredhje të vezores, do të duhet t’i nënshtroheni menjëherë një operacioni laparoskopik (me prerje minimale).

Dhimbje të shumta që nuk lehtësohen as me ilaçe: Mund të keni endometriozë, një sëmundje që shkakton migrim të indeve të mitrës në organe të tjera, si vezore apo tubat fallopianë, ku ngjiten mes tyre. Me kalimin e kohës, këto inde mund të zhvillojnë kiste beninje. Mbi 10% e grave mendohet të kenë endometriozë, edhe pse mund ta marrin vite për t’u diagnostikuar, sepse shumica e grave mendojnë se dhimbjet therëse gjatë ciklit menstrual janë normale.

Mos i injoroni kurrë këto dhimbje gjatë ciklit

| Shëndeti |
About The Author
-