Moti ka supriza për këtë javë!

Ditët e fundit i kemi shijuar të gjithë pasi dielli i ngrohtë ka qenë i pranishëm, pa reshje shiu dhe ulje temperatuarsh por është koha për pak ndryshim, dhe s’ka faj fundja, jemi ende në shkurt, për motin po flasim!

Sipas “Meteoalb”, moti këtë javë do të jetë: “E hëna mbetet me temperatura të larta, por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje. E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët, por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C”.

Çadrat me vete dhe kujdes nga hajdutët!

Moti ka supriza për këtë javë!

About The Author
-