Mozzik dhe Loredana kopjojnë “fije për pe” Beyoncen dhe Jay Z

Pak pas mesnate, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Romei & Juliet”.

Menjëherë vërshuan like-t, komentet dhe klikimet por ajo çfarë na ra në sy menjëherë është kopjimi i skenave të klipit nga Beyonce dhe Jay Z, kënga me titull “Apes**t The Carters”.

Lëvizja e kamerave, mënyra se si çifti qëndron dhe sheh kameran, skenografia (edhe pse Mozzik dhe Loredana nuk kanë arritur dot të xhirojnë në muzeun e Luvrit, Francë) janë munduar t’i perafrohen deri diku çiftit me famë ndërkombëtare.

Mesa duket kjo ka qenë e qëllimshme pasi Getinjo, vëllai i Mozzik i ka bërë një koment çiftit teksa i quan Beyonce dhe Jay Z shqiptar.

Mozzik dhe Loredana kopjojnë “fije për pe” Beyoncen dhe Jay Z

| Showbiz, VIP |
About The Author
-