Nata finale e Miss Universe Albania 2018, një show plot emocione dhe surpriza

0

Nata finale e “Miss Universe Albania” organizuar në pallatin e kongreseve tërhoqi vëmendjen e spektatorëve të pranishëm në sallë dhe teleshikuesve që e ndiqnin përmes ekranit. Ndërthurja e konkursit tradicional të bukurisë shoqëruar me sfilatën e vajzave konkurrente dhe performanca e artistëve të ftuar si Aurela Gaçe, Claydee Lupa, Çiljeta Xhilaga, Ylli Limani përcollën emocione të forta dhe dhuruan një spektakël të vërtetë.

Vajza e cila arriti të triumfonte ishte pikërisht Trejsi Sejdini  e cila rrëmbeu  dhe kurorën e Miss Universe Albania 2018.

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në konkursin e 68-të, një kompeticion me 500 milionë shikues, MISS UNIVERSE, live në FOX News.

Në videot e mëposhtme  mund të ndiqni edhe njëherë garën e bukurisë dhe shown e krijuar.





/RevistaVip/