NË KOPERTINË\  Ingrit Gjoni, diva që nuk i humb shkëlqimi kurrë!

Kur vjen fjala për të përshkruar Ingrit Gjonin nuk ka shumë fjalë, ajo i ka të rralla intervistat kështu që, shijojeni këtë intervistë ekskluzivisht nga Ingrit Gjoni për Revista VIP.

  • Para 5 muajsh është publikuar projekti juaj më i fundit muzikor, kur do të vijë i radhës dhe në bashkëpunim me kë?

Për një muaj mendoj që do të jetë një projekt me një kengëtar rumun. 

  • Plot 5 bashkëpunime me Gjeto Lucën. Pse?

Janë 4 bashkpunime, t’lumt goja se bashkëpunimet i kam shumë të mira me Gjeton, është një këngëtar me një vokal super dhe një mik shumë i mirë.

  • Emrin e keni të veçantë! Besojmë se edhe historia duhet të jetë e tillë?

Emri më fillon me “I” si dhe dy motrave të mia Ilda, Inis, Ingrit kjo ka qenë dëshira e prindërve, t’i kemi të trija me “I”.

  • Sa kohë kalon me Paridin?

Kaloj shume kohë perveç ditëve që jam në koncert. Dalje të kota nuk ka pa praninë e Paridit, mund te them që dhe një kafe me shoqe nuk mund të pi pa praninë e Paridit.
Koncertet janë të shumta dhe më duhet të merrem me detyrat e djalit dhe të stervitet tre deri në katër herë në javë me aktivitet fizik. Paridi është mbi gjithçka!

  • Me çfarë merresh tjetër përveç muzikës?

S’po më le kohë muzika të merrem me diçka tjetër . Koncertet i kam shumë të shpeshta , kohë i kushtoi shumë Paridit dhe me thëne të drejtën nuk kam kohë të merrem me diçka më shumë.

  • Amvisë e mirë apo: “Alo, të lutem 1 picë”?

Amvisë shumë e mirë por dhe porosis me raste për të ngrën.

  • Çfarë do eleminoje nga jeta jote për 1 vit:
    1 – Sex
    2 – Kafe & Cigare
    3 – Muzikë
    4 – Mediat sociale

Mediat sociale.

Intervistoi Ronaldo Sharka\ Fotot nga Pirro Beati

NË KOPERTINË\ Ingrit Gjoni, diva që nuk i humb shkëlqimi kurrë!

About The Author
-