Patjetër hidhni çdo vezë e cila ka qenë në frigorifer dhe pastaj është lënë në temperaturë dhome më shumë se dy orë.

Kur veza njëherë ftohet në frigorifer, është shumë me rëndësi që ta mbani në temperaturë të njëjtë, sepse në të kundërtën mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Veza e ftohtë në ambient të ngrohtë fillon të “djersitet”, ndërkaq kjo nxit rritjen e baktereve në anën e jashtme, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh që lëvozhgat e vezëve janë provide, bakteret mund të depërtojnë në brendësinë e saj dhe t’i infektojnë.

Në mënyrë që t’i pengoni nga çfarëdo temperaturë të vrullshme, mbani vezët në pjesën më të ftohtë të frigoriferit, kurrsesi në derë.

Shanset më të mëdha që do të ndodhin ndryshime të temperaturës në derë janë për shkak të hapjes dhe mbylljes së frigoriferit.

Nëse vezët janë të ndotura dhe gjithë kohës kanë qëndruar në temperaturë dhome, atëherë nuk ka kurrfarë nevojë që t’i vendosni në frigorifer.

Mirëpo nëse vendosni t’i lani, atëherë patjetër duhet e t’i vendosni frigorifer