Nis viti i ri shkollor, shkollat hapin dyert për më shumë se 480 mijë nxënës

0

Nis sot në të gjithë vendin viti i ri shkollor. Tridhjetë e dy mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Në të gjitha shkollat e vendit janë 480 mijë nxënësit e të gjithë sistemit parauniversitar, ndërsa 39 mijë janë maturantët që në fund të këtij viti shkollor u nënshtrohen provimeve të maturës.

Për herë të parë, nxënësit e klasave I-IV janë pajisur me tekste falas. Ndërkohë, tekstet e klasave të tjera kanë pësuar një rritje deri në masën 35%.

Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se do të vijojë nisma “Tre lëndë në gjashtë orë”, e cila sipas saj është provuar e suksesshme.

Viti i ri shkollor i gjen të mbyllura disa shkolla në zona të ndryshme të vendit.

Për shkak të përgjysmimit të numrit të nxënësve, që ka ardhur si pasojë e zhvendosjes së popullsisë brenda vendit dhe emigrimit jashtë, disa shkolla kryesisht në zonat rurale kanë mbyllur dyert.

Ministria e Arsimit pak ditë më parë njoftoi se do të bëhet një rishpërndarje e nxënësve për t’i dhënë fund mësimit në klasa kolektive.

Sipas ministres Nikolla, në të gjithë vendin janë 33 mijë nxënës që ndjekin mësimin në klasa kolektive./TemaTv/

/RevistaVip/