Nisin sot sërish aplikimet për lotarinë amerikane, bëni kujdes në këto pika

0
75

Pas problemit të madh që u krijua me aplikimet e para për Lotarinë Amerikane, të cilat “u dogjën” të gjitha, sot do të nisë sërish rreth orës 18:00, aplikimi, i cili zyrtarisht do të mbyllet më 22 nëntor.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, të gjithë aplikuesit mund të përdorin të njëjtat foto që përdorën dhe herën e parë, mjafton që të mos jenë të njëjtat me ato të vitit të kaluar.

Kriteri kryesor është shkolla e mesme me kohë të plotë ndërsa çdo gjë tjetër është si më parë.

Rreth 50 mijë shtetas nga e gjithë bota, do të kenë shansin të jenë fitues të Lotarisë Amerikane, të cilët më pas do t’i nënshtrohen procesit të përzgjedhjes i cili kalon në 2 faza

Ja njoftimi i ambasadës amerikane
Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/