Një arsye pse duhet ta keni zili fejesën e Floriana Garos

0
707

Fejesa e Floriana Garos me juristin që jeton në Zvicër është komentuar gjatë në media, fillimisht për romancën e tyre, e më pas edhe për largimin e moderatores nga vendi.

Prezantuesja e “Jo vetëm modë” njoftoi tërheqjen nga ekrani pak javë më parë, ndërsa tha se do të vazhdonte të mbante lidhjet me Shqipërinë.

E këto ditë, Floriana Garo na ka dhënë një arsye të fortë për ta pasur zili fejesën e saj të re. Pas pushimeve të një viti më parë në Bali dhe ato të fillimit të këtij Korriku në bregdetin e jugut,  bukuroshja e ekranit dhe i fejuari i saj kanë zgjedhur Bangkok-un si destinacionin e radhës.

Nga fotot e publikuara në Instagram, Floriana duket tejet e lumtur dhe në formë, ndërsa Enis Daci, i fejuari i saj edhe këtë herë ka preferuar të jetë diskret dhe të qëndrojë larg rrjeteve sociale.