Një post i ri zyrtar për Rihanna-n, tani ambasadore në vendin e lindjes

0

Këngëtarja dhe dizajnerja e muzikës pop Rihanna mund të shtojë një emër të ri në listën e saj në rritje të arritjeve pasi i është dhënë një rol i riri ambasadorësh nga qeveria e Barbados.

Artistja, emri i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” në vendin e saj të lindjes.

Roli i Rihannës përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.

Kryeministrja Mia Amor Mottley tha se ishte e nderuar ti jepte titullin këngëtares.

“Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si i jep këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj,”-tha kryeministrja në një deklaratë.

“Ajo gjithashtu ka demonstruar, përtej suksesit të saj si një ikonë e pop-it, kreativitet dhe shkathtësi në biznes. Prandaj është e përshtatshme që ne të angazhohemi dhe ta fuqizojmë atë për të luajtur një rol më definues ndërsa punojmë për transformimin e Barbados.”

Rihanna është një nga këngëtarët më të pëlqyera të të gjitha kohërave, me 250 milionë albume të shitura në nivel global.

/Rihanna/