I ftuar në emisionin “Intervista Vip” këngëtari Robert Berisha, gjatë një bisede në studio e Tema TV, zbuloi detaje nga projekti i tij më i afërt muzikor.
Këngëtari tregoi se bashkëpunimi i radhës do të jetë me Eneda Tarifen si dhe me Kastro Zizon, ku do të risjellin versionin e ri të një këngë të vjetër shqiptare. Tre këngëtaret kanë menduar ta sjellin bashkëpunimin muzikor të shoqeruar me një klip, që pritet të xhirohet javën e ardhshme dhe do të lançohet në fund të shtatorit.
Intervista e plotë do të transmetohet të shtunën në orën 19:35 në Tema TV.