Nuk merr pjesë në festivalet shqiptare, Miriam Cani tregon arsyen që i krijon shumë siklet

Miriam Cani gjithnjë ka qëndruar e tërhequr nga festivalet shqiptare, ndryshe nga bashkëshorti i saj.

Këngëtarja shqiptare ka folur në një intervistë për “Revistën Class”, se cila është arsyeja që e mban larg skenave të festivaleve.

Miriam shprehet se festivalet i krijojnë shumë siklet dhe duke qenë një person shumë i ndjeshëm, ajo mund të mos e përjetonte mirë idenë e garës.

Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”.

E pyetur se këngët e kujt pëlqehen më shumë të sajat apo të Albanit, Miriam u shpreh se nuk mund të bëjë krahasime direkte, por bashkëshorti i saj është unik në gjithçka që bën:

“Jemi pak të ndryshëm në muzikë ndaj dhe nuk mund të bëjmë krahasime direkte.  Ndryshe nga Albani unë jam shumë herë më pak aktive në tregun e muzikës shqiptare pasi i jam dedikuar më shumë televizionit në këto 10 vitet e fundit. Por, pavarësisht kësaj, Albani është kantautor dhe unik në gjithçka që bën. Për këtë u binda më shumë se kurrë kur ai e mbushi tre netë Pallatin e Kongreseve si “Solo Artist”, si askush më parë në historinë e muzikës shqiptare!”

Nuk merr pjesë në festivalet shqiptare, Miriam Cani tregon arsyen që i krijon shumë siklet

| Showbiz |
About The Author
-