Orinda kujton fillesat në muzikë kur këndonte në ‘Pallatin e Pionierit’

Moderatorja Orinda Huta ka publikuar në rrjete sociale një video të vjetër të saj. Në të ajo shfaqet duke kënduar në duet së bashku me Fabio Lito, një këngë e tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Ardit Gjebreas, në ‘Pallatin e Pionierit’.

Krahas videos që daton në vitin 1998 ku është duke interpretuar këngën “S’kemi tre por kemi katër”, Orinda ka shkruar:

“Kemi një problem me tekstin, s’dimë ç’themi. Po kanguri shkretë si ndjehet, gorilla, pataaaaa etj, etj”, -përfundon moderatorja dhe këngëtarja.

Nuk është hera e parë që ajo ndan moment shumë të bukura nga fëmijëria si dhe nga fillesat në botën e artit.

Orinda kujton fillesat në muzikë kur këndonte në ‘Pallatin e Pionierit’

| Showbiz |
About The Author
-