Partnerja e Albit vetëm balerinë jo”. I ati i koreografit të njohur, na habiti pak me deklaratën e tij

I ftuar dje në “Kurthin e Piter Pan” ishte Llaqi Nako, i ati i koreografit të njohur Albi Nako. I ndodhur përballë pyetjeve aq naive, por të bukura të fëmijëve sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte “thumbave” për djalin e tij, koreografin Albi Nako. Ai ka treguar ndër të tjerash se çfarë profesioni do të donte të kishte nusja e ardhshme e djalit.

Ndonëse Albi ka qenë i martuar me balerinën Klaudia Pepa dhe është përfolur shpesh për një lidhje të mundshme me balerinën  Alba Hoxhën, Llaqi i habiti të gjithë kur tha:

“Se çfarë profesioni do të ketë nusja e Albit, atë e di Albi, por unë do të thosha vetëm balerinë jo…”.

Tani kur vjen puna tek zgjedhja e nuses, tradita në vendin tonë e do që të meret edhe mendimi i babait, prandaj  të shohim sa do e respektojë Albi këtë dëshirë të tij.

Duke qenë se puna e koreografit në fjalë lidhet më së shumti me balerinat, neve na duket disi e vështirë që partnerja e tij e ardhshme të mos jetë një e tillë!

Partnerja e Albit vetëm balerinë jo”. I ati i koreografit të njohur, na habiti pak me deklaratën e tij

About The Author
-