Lëvizja e fundit e akrepave në orë do të jetë në mars 2019, dhe pas kësaj çdo vend i BE do të vendos vet se a do të mbetet në llogaritje verore të kohës, apo do të kthehet në atë dimërore, pretendohet nga Komision Evropian.

“Duhet të ndërpresim me lëvizjen e akrepave”, porosit presidenti i KE Jean Claude-Juncker.

Në anketën e Komisionit Evropian kanë marrë pjesë 4,6 milionë njerëz dhe shumica janë deklaruar se janë kundër lëvizjes së akrepave.

Grupi punues i Parlamentit Evropian, i cili vitin e kaluar u angazhua për shfuqizimin e lëvizjes së matjes së kohës, e përshëndet përgjigjen e shpejtë të Komisionit.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian, çdo anëtare deri në prill të vitit 2019 do të duhej të vendosin se a do të mbesin në llogaritjen dimërore apo verore të kohës. Lëvizja e fundit e obligueshme e orës në llogaritje verore do të jetë të dielën, më 31 mars 2019.

Anëtaret të cilat dëshirojnë të kthehen në llogaritje dimërore të kohës do të mund ta bëjnë edhe një lëvizje, të fundit, të dielën më 27 tetor 2019.

Pas kësaj date, lëvizja gjysmë vjetore më nuk do të jetë e mundur.

Pas 2019, lamtumirë ndryshimit të orës

| Te Ndryshme |
About The Author
-