“Pas shiut del gjithmonë dielli”, – thotë një shprehje.

Ndoshta këtë kanë dashur të tregojnë edhe vëllezërit Endri e Stefi Prifti, në momentet e fundit të takimit në emisionin “E diela shqiptare”.

Pas debatit aspak të qetë, ku krahas përballjes me këngëtarin Bruno, ndërhyri edhe kompozitori Flori Mumajesi, vëllezërit korçarë i janë afruar skenës ku Artiola Toska dhe Bruno janë ngjitur për të kënduar këngën “Mirëmëngjes dashni”, për t’u dhënë dorën e për t’u kërkuar falje këtyre të fundit.

Ka qenë Stefi ai që e ka marrë fjalën, duke u shprehur se keqkuptime ndodhin dhe se qëllimi i tyre nuk ka qenë aspak për të fyer këngëtarët. Madje, ai i është drejtuar Ardit Gjebreas duke i thënë se duhet ndryshuar formula e votimit, në mënyrë që të mos ketë më keqkuptime të tilla.

Një tentativë kjo për të zbutur gjakrat, e cila nuk dihet si është pritur nga dyshja e prekur, Artiola e Bruno.

Në fund ata kanë kënduar këngën hit të këtij edicioni të “Këngës Magjike”, të shoqëruar edhe nga korçarët.

Pas debatit, ‘dorëzohen’ Endri dhe Stefi, i kërkojnë falje Artiolës dhe Brunos…

| Showbiz |
About The Author
-