Robert Aliaj ka qënë i ftuari i rradhës në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka ndarë me publikun histori nga jeta e tij në Bruksel. Gjithashtu ai është bërë pjesë e rubrikës  që moderatorja Rudina Dembacaj e aplikon me të ftuarit e saj.

Ajo i ka drejtuar këtë pyetje Robertit: “Nëqoftëse je në një udhëtim në mes të detit dhe anija po fundoset, kë nga këto persona do të hidhje nga anija sepse do të duhej patjetër: Mihrije Brahjan apo Albërie Hadërgjonaj?”

Ai ka habitur me përgjigjen duke thënë se Mehrijen nuk e njeh por që Albërien do ta hidhte me patjetër. Roberti i pyetur edhe nga Rudina për arsyen u shpreh: “I kam inat tallavaistet. I kam neveri të gjitha.”

Kujtojmë se Albëria dhe Roberti kanë patur mjaft konflikte edhe gjatë kohës kur këngëtarja ka qënë pjesë e “Dance With Me”.

Pas konflikteve mes Robert Aliajt dhe Albërie Hadërgjonajt ai shprehet: ”Ndjej neveri për tallavaistet”

| SHQIPËRI |
About The Author
-