Pas kualifikimit në finale Jonida Maliqi tregon emocionet: “Kur dëgjova Albania…!”

Shqipëria u kualifikua mbrëmë në natën finale të Eurovizionit!

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” kushtuar emigrantëve arriti të prekë zemrat e të gjithëve atyre që e votuan dhe vlerësuan performancën e saj në skenën e festivalit.

Sot ajo ka bërë një postim falenderues për të gjithë mbështetësit, ndërsa nuk rri pa përmendur emocionet që ndjeu kur dëgjoi të thirrej fjala: Albania!

Këngëtarja shqiptare e quan fitore kulifikimin e saj dhe shprehet se bëri atë për të cilën merr frymë, këndoi!

Starusi i plotë i Jonida Maliqit:

Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë!! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europianë që këndonin shqip #Kthejutokes, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marr frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania!🇦🇱 Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalën fluturimin e shqiponjës!! Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin por edhe me njëri-tjetrin! U bëmë bashke si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse!!! Ju dua shumë, shihemi në finale❤❤

Pas kualifikimit në finale Jonida Maliqi tregon emocionet: “Kur dëgjova Albania…!”

| Showbiz |
About The Author
-