Pas martesës në Las Vegas, Joleza Koka nënë për herë të parë?

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, po pret fëmijën e saj të parë.

Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se Joleza, e cila po qëndron prej pak kohësh larg vëmendjes mediatike, do të bëhet nënë së shpejti.

E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Joleza nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar një lajm të tillë.

“Janë gjërat e mia personale, preferoj t’i mbaj private”.

Dy vite më parë, ajo kurorëzoi historinë e dashurisë me ish-aktivistin e Lëvizjes Mjaft dhe ish-Drejtorin e Rinisë në Ministrinë e Arsimit, Laert Koka.

Martesa u krye në një ceremoni private në Las Vegas, i njohur për legjislacionin liberal dhe shprehjen: “Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”.

Pas martesës në Las Vegas, Joleza Koka nënë për herë të parë?

| Showbiz |
About The Author
-