Demi Lovato ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohëve të fundit, fatkeqësisht jo për suksesin e saj si këngëtare por për shkak të mbidozës.

Këngëtarja ka anulluar datat e mbetura nga turneu i saj Tell Me You Love Me, që do mbaheshin në gjashtë qytete në të gjithë Amerikën e Jugut.

“Për fat të keq, Demi Lovato ka anuluar datat e saj të ardhshme të Tell Me You Love Me në Amerikën e Jugut, pasi po përqëndrohet në rimëkëmbjen e saj,”-tha Live Nation në një deklaratë për Variety.

Lovato u shtrua në spital në korrik për shkak të mbidozës, pas 6 vitesh rezistencë ndaj drogës.

Ajo kaloi disa javë në spitalin e Cedars-Sinai në Los Anxhelos duke u rikuperuar.  Ish ylli i Dinesy shkoi një post në Instagram të dielën duke i falenderuar të gjithë për mbështejten.

Lovato ishte planifikuar të performonte në Kili, Argjentinë dhe Brazil duke filluar nga 14 Nëntori, por fansat mund të kthejnë biletat pas anulimit të turneut.

/RevistaVip/

Pas mbidozës, Demi Lovato anulon koncertet e turit botëror

| Showbiz |
About The Author
-