Pas padisë, tentativës për atentat e braktisjes, Tom Doshi na çudit sërish

0
81

Mund ta thërrasim sërish deputet, pasi Tom Doshi ka tejkaluar çdo pritshmëri në qarkun e Shkodrës. Ai kandidoi nën siglën e Partisë Social-Demokrate dhe ka arritur një rezultat surprizues prej rreth 12,528 votash (përditësuar më 09:44). Partia nën të cilën kandidon “famëkeqi” Tom Doshi, ka tejkaluar edhe votat e LSI-së, po në Shkodër. Në këtë qark, PSD zë vendin e tretë, ndërsa LSI, të katërtin.

Mund të quhet një triumf për deputetin. Rreth dy vite më parë, ai u padit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive për fshehje dhe pastrim parash. IDLKPI thotë se pas kontrollit dhe rikontrollit të ushtruar për periudhën 2005- 2014 ka rezultuar “fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro”. Doshi mohoi çdo akuzë dhe dy prej tyre u rrëzuan.

Në fund të 2015-ës, Doshi doli publikisht dhe akuzoi liderin e atëhershëm të LSI-së sekishte organizuar një atentat për vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Ai fajësoi konkretisht Mark Frrokun e Durim Bamin. Pas këtyre akuzave, Doshi u braktis dhe u përjashtua nga socialistët.

Në prill të këtij viti, Skënder Gjinushi, kryetari i PSD-së, deklaroi se Doshi do të kandidojë nën siglën e partisë së tij, në Shkodër. Doshi doli triumfues dhe është tanimë përfaqësues shkodranëve në Kuvend.