Pas skandalit të tradhëtisë,Jordyn Woods shfaqet me një mashkull misterioz

Jordyn Woods është përjashtuar nga klani i motrave Kardashian-Jenner, pasi u puth në shkurt me ish-partnerin e Khloe-s, Tristan Thompson. Pas skandalit ajo është munduar të mbajë një profil të ulët publik, por gjithsesi nuk i shpëtoi syve të paparacëve, pasi u fotografua shumë pranë me një mashkull misterioz në festivalin e muzikës “Coachella”, mbrëmjen e së dielës.

21-vjeçarja po përpiqej të fshihej, dhe kishte zgjedhur të mbante veshur një pulovër me kapuç dhe gjysmën e fytyrës e kishte mbuluar me shami, ndërkohë që nuk dihet ende asnjë detaj për mashkullin që qëndronte me të.

Sipas “Elle” ajo u përpoq të mos tërhiqte vëmendjen e mediave gjatë festivalit, si dhe të shmangte disa herë Kendall Jenner, e cila gjithashtu ndodhej atje.

21-vjeçarja ndodhej në event bashkë me motrën e saj Jodie dhe këngëtaren H.E.R, ndërsa ndjekësit janë shumë kuriozë të dinë identitetin e mashkullit që ndodhet pranë saj.

Pas skandalit të tradhëtisë,Jordyn Woods shfaqet me një mashkull misterioz

| Showbiz |
About The Author
-