Pasi pranoi që është i lidhur, reperi shqiptar tregon emrin e ish-të dashurës së parë që ka pasur

Reperi shqiptar Don Phenom ka pranuar për herë të parë publikisht se është në një lidhje romantike.

Në një intervistë për emisionin “Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova, ai tha se nuk e ka problem të tregojë që është në një lidhje.

“Po kam të dashur. Pse të mos e pranoj se jam në lidhje? Shqiptare është”,  tha ai duke mos dashur të zbulojë emrin e saj.

Por reperi nuk e pati problem aspak që të thotë emrin e dashurisë së tij të parë, me të cilën ka qenë i lidhur kur ka qenë 13 vjeç:

“E dashura ime e parë ka qenë kur isha 13 vjeç, është portorikane, e ka emrin Shaolin dhe nuk ka për ta parë këtë emision hiç! Të përshëndes”, tha Don Phenom duke qeshur para kamerës.

Gjatë lojës “Haje ose thuaje” moderatori Alaudin Hamiti e pyeti reperin për emrin e të dashurës VIP, me të cilën ka thënë se ka pasur një lidhje dhe Don Phenom refuzoi të përgjigjej.

Ai pranoi se ka qenë i lidhur me një nga vajzat e njohura të ekranit por nuk ia tha emrin për të respektuar partneren aktuale që ka në shtëpi:

“E di si është problemi, si unë dhe ti e dimë që jemi të lidhur tani dhe nuk duam ta ofendojmë atë që kemi në shtëpi. Për këtë arsye do e ha këtë specin”.

Pasi pranoi që është i lidhur, reperi shqiptar tregon emrin e ish-të dashurës së parë që ka pasur

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>