Perlat Sheqeri: Artisti që i ka rezistuar  kohës dhe ecën me kohën….

Rrugëtimi i tij muzikor ka nisur që në moshën 5 vjec dhe nuk ka ndalur asnjë sekond, dhe falë zotit gjërat i kanë shkuar më sëmiri .Këngëtari i muzikës popullore kyeshishtë veriut Perlat Sheqeri i cili i ka rezistuar kohës edhe sot e kësaj dite vjen me një rrëfim krejt ndyshe për revistën Vip. Sheqeri na tregon me detaje se si ka nisur rrugëtimin e tij sa i bukur por dhe i vështirë. Perlati gjatë intervistës flet për arritjet gjatë karrierës së tij tashmë gati dy dekata në skenë .Për herë të parë Perlati flet dhe për mardhënie me bashkëshorten e ti. Gjithashtu ai na tregon se beson shumë te zoti dhe për këtë aryje është dhe shumë i prirur për të bër dhe bamirsi .Gjatë intervistë Sheqeri nuk nguron të shpreh mendimin e tij dhe për kolegët dhe koleget edhe pse shumë i ashpër me kritikate tij. Ai thotë se fjala artistë është bërë si bukë me qofte. E në faktë kritikat e Sheqerit për kolegët nuk mungojnë dhe në rrjetet e tij sociale ku ai ngren të gjitha shqetësimet që ka në lidhje me tregun muzikor që çdo ditë tejmbushet .

Perlat si ka qënë fëmijëria juaj ?
Fëmijëria ime ,, eeee ,,, i varfër( ashtu sic ishte shumica) por optimist , kureshtar , kërkues. Kur kuptuat se kishit talent në muzikë ? Të them të vërtetën kam këndu që 5 vjec, shumë i vogël,,(Kjo përgjigje jepet rëndomtë dhe nga këta- këto që kan filluar edhe para një jave të këndojnë ) por e vërteta ime është se 5 vjec kam kënduar.

Si kan qënë fillimet e tua?
Këndoja në shtëpi,, këndoja në Oborr, ishte koha e brigadave unë dilja e këndoja me të madhe ( mbaj mend që unë këndoja e brigada e punëtorëve linin punën në ara duke dëgju mua) ahahaha,, kam qënë fëmijë që nuk e kam njohur “Turpin as ndrojtjen” djal çapkën. Ne vitin 1988 kam marrë pjesë në pallatin e kulturës Puk për festivalin e Gjirokastrës, në 1990 kam fitu cmim të parë në Shkodër, në 1994 kam punu me grupin artistik të ministrisë së brendeshme Tiran, në 1999-2000 albumi i parë. E pas kësaj kanë vijuar albumet e mia me radhë. Me bashkëpuntor Edmond Zhulalin ,Alban Arifin Spartak Kurteshin etj etj. Me poetët Agim Doci ,Ndrec Mustafa, Mynir Hoxha , e i madhi Gjovalin Dushaj etj .

E mban mend daljen tënde të parë në skenë ?
Po kam qënë në klasën e parë në ato mbledhjet e fshatit të koperativave ( me një çifteli në dorë e pa më rënë syri qerpik) Jam i kohës së xhaxhit unë , e ashtu ishte koha

Do kishe dashur të rikthehesh në fillim?
Jo, nuk kisha dashur as nuk dua , ndoshta po të rikthehem nuk do e provoja atë kohë , jam i kënaqur po dhe aq nostalgjik për ato kohë.

Je bërë i njohur me këngën ” Pa biznes e pa para” , më pas si ka evoluar rrugtimi jot në muzikë ?
Po kënga pa biznes e pa para e kënduar në 2001 më dha shumë famë, ishte temë interesante dhe klip tepër i realizuar për atë kohë, dhe që edhe sot kërkohet njësoj si atëherë,, për sa i përket evolimit,, ( jam mundu të eci me kohën, të jem me kohën, e ti qëndroj kohës) dhe jam mirë në këtë drejtim.

Klipi jot i fundit është ”Furka e Plakës” .Si erdhi ky bashkëpunim?
Po klipi im i fundit ka qënë” furka e plakës” një këngë që është pritur mirë nga publiku. Në fakt ky është klipi i parafundit pasi i fundit është “Samarxhia” edhe kjo një fabul e sjellë me mjeshtri nga poeti dhe muzikologu Gjovalin Dushaj, ( i njëjti autor i furkës së plakës) jan tema interesante , fabula që kanë brenda tyre gazmoren dhe realitetin,, janë pritur mjaft mirë nga publiku, jam i kënaqur.

Një këngëtar që ka shërbyer si model frymëzimi për ty ?
Këngetari nga Shkupi Zyber Avdiu sa dilte kaseta e tij në ato kohë , për 24 orë i kisha të mësuar të gjitha këngeët e kasetës ,,, ahahh

Me cilët këngëtar shqiptar do bashkëpunoje për duetin e radhës?
Në faktë uën tani në fund kam realizu një këng të bukur me Arif Dushaj e Arben Gjeloshi një këng që po pritet mirë.Kam dëshir të realizoj me këngëtar që dinë të këndojnë “live” e këta të dy janë të tillë,, për më gjatë ja lëmë kohës.

Unë e di që ti je mjeshtri i çiftelisë , na trego dicka me shumë për këtë?
Po, e kam mësuar që në klasë të parë, Tezja ime ma bëri dhuratë që në atë moshë (5 vjec) kur pa se unë këndoja e kisha zë, pasi të them të drejtën i varfër isha,, e kam mësu me pasion, vetëm e me shumë dëshirë.

Ju jeni nga Puka, më tregoni dicka më shumë për vendlindjen?
Po jam nga një fshat malor i Pukës Arst-Miliska me njerëz të varfër, të urtë, mikpritsa e bujar me ato cfarë kishin, nga atje jam largu 13 vjec por shkoj shpesh pasi kam nostalgji, mall ,edhe ëndrrat akoma sot atje më çojnë( cuditërisht) !!


Unë di që para disa muajsh bërë një koncert bamirësie në pukë , si të lindi kjo ide?
Po kam bërë një koncert bamirësie në Pukë për të ndihmu një familje të varfër që ju djeg shtëpia, babai i piu helmin( vdiq) falë atij koncerti me të ardhurat arrita ti mobiloj shtëpinë, e ti jap një ndihmë të konsiderueshme kësaj familje,, e vërteta është se unë kam ndihmu dhe ndihmoj me aq sa mundem shpesh herë të sëmur në nevojë, e kam bërë shpesh herë,.

Ti në fakt je shumë i prirur për të bërë bamirësi’ para disa ditësh ke ndihmuar dhe një fëmij 14 vjecar. Çfarë të shtyn ??
Eeeeeee jam djalë i rritur me halle, e di ca është vuajtja, e di çfarë është pamundësia, unë nuk jam i pasur por të gjithë të bëjmë nga pak dikujt ja lehtësojmë vuajtjen hallin e problemet e jetës. Jam munduar të sensibilizoj kolegët , shokët që të gjithë të bëjmë nga pak,, Bamirësia nuk të varfëron ka thënë Nënë Tereza.

Kam parë që je shum aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë je kritik ndaj kolegëve tuaj ! Pse ndodh kjo ?
Sepse jam djal që aëe që unë e mendoj e them hapur( me njohin të gjithë për këtë) jam kundër këtyre ” lajkave” “hipokrizie” lëpirës sy më sy, e nguljes së thikave pas shpinë, jam kundër silikonit, maskave ,për të shitur këngën e artin, jam kundër dyfytyrsive ,i luftoj hapur me statuse , me biseda sy më sy, muzika duhet të jetë muzikë, kënga këngë e miqësia e vërtet ,miqësi. Jam kundër fenomenëve aq të poshtra që e kanë fëlliqur muzikën, këngën e artin.
Është bërë fjala ARTIST sikur bukë me Qofte, pfffffffff.

Gjithashtu verën që lamë ke qënë shumë aktiv me koncerte e dasma ?
Po kam pasur një verë tepër të ngjeshur me dasma e koncerte, tani po mbush kalendarin me koncerte dimrit nëpër Evropë, faleminderit Zotit për këtë që më ka dhënë.

Je artist i këngës popullore ke ndërmend të provosh zhaner tjetër ? Jooo jam rehat, ndihem komod, populli më don , më vlerëson kështu sic jam në këtë rrugë që kam të muzikës popullore, jam OK

Cilat janë projektet tua me te afërta ?
Koncerte dasma dhe kënge, aktivitete.
Të hidhem pak te Perlati , cfarë ke studiuar?
Unë kam mbaru pedagogjike dhe kam studiuar Mandolinë në muzikë. Pra dua të them se jam mësues me diplomë por që nuk e ushtrova kurr si profesion, pasi kënga më futi në rrugën e saj me mbajti e më mban e uroj të më mbajë deri sa ta këtë theënë Zoti.

E përmendni shpesh herë Zotin ,jeni besimtarë?
Pooo shumë, besoj shumë në Zot e mendoj se Zoti është me mua,, e falenderoj Zotin për këto , të mirat që më jep.

Krahas muzikës ke sprovuar veten në fusha tjera apo punë tjetër? Eeeeeeeee dikur kam punuar , shitës biletash, kam punuar me një kompani turke ( shpërndarje buke) kam provu emigracionin, kemi kalu shumë sfida. Nuk e harroj kurrë të shkuarën time , sfida pune e sakrifica, e mendoj se duke kujtu gjitha këto të shkuara eci më mirë përpara.

Sa ka ndikuar familja në jetën tënde profesionale?
Shumë , jam me fat që Zoti më ka caktu një bashkëshorte “Shok” në krah, që më ka dhënë kurajo forcë shtytje në këtë rrugë, tju them një gjë , në rrugën e artit ( të këngës) familja është kryesorja që të jep SUKSESIN ” imagjino të zihesh me gruan para se të ikësh në dasëm , koncert, të ikën zëri fare, haaaaaaaaaaa.

A jeni xheloz , dhe a janë xheloz për juve ?
Kolegët e kam fjalën! Xheloz është një i pa aftë , një që nuk din , që nuk mundet etj etj.
Unë jam djal i sukseseve e them me ball lart flet puna ime të cilën e shohin të gjithë, e kështu që ska vend te unë xhelozia, përkundrazi unë bashkpunoj me këngëtarët e fortë, që këndojnë që punojnë, që janë edhe më të mirë se unë.
Për sa i përket se a janë xheloz për mua, pytni ata, por mos pytni të paaftët që ju ka ngel mikrofoni padashje në gojë, se ata edhe mund të jenë xheloz.( Qesh )
Më trego 3 sekretet e tua !
1 2 3 vec të lutem mos ja trego askujt, ahahahaaa

Perlat Sheqeri: Artisti që i ka rezistuar kohës dhe ecën me kohën….

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>