Pirro Çako tregon betimin që i ka bërë të atit para se të ndërronte jetë

Kantautori Pirro Çako ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në emisionin  “Rudina” në Tv Klan momentet e fundit të babait të tij tenorit Gaqo Çako.

Ai ka treguar gjithashtu edhe për betimin dhe amanetin që i ka bërë babait të tij. Bëhej fjalë pikërisht për muzikën.

Në një debat kur babai ishte ende në muajt e fundit i thashë: ‘Boll nuk bëj më këngë’. Por ai më kujtoi Verdin, i cili ka bërë muzikë deri në moshën 82-vjeçare dhe ishte gjeni në atë moshë. Babai më tha: ‘Pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë’”, -u shpreh kantautori.

Mjaft i prekur Pirro theksoi se janë pikërisht këto fjalë që i japin forcë në çastet kur i mungon dëshira për të punuar, pasi dëshiron që ta çojë deri në fund amanetin e të atit.

Pirro Çako tregon betimin që i ka bërë të atit para se të ndërronte jetë

About The Author
-