“Po gjoksin ku e le?” Emina i kthehet me ironi ndjekëses së shqetësuar në Instagram

Emina Cunmulaj ka publikuar sot një foto nga udhëtimi me avion privat drejt New Jersey-t.

Modelja është rehatuar në kolltukun e rehatshëm teksa pozon e veshur e gjitha me të zeza.

Elegante si gjithnjë, Emina duket e veshur shumë thjeshtë ndërsa në brez mban një çantë në kuqe.

Por si gjithnjë, kritikat nuk mungojnë në fotot e saj, dhe aq më tepër nga ndjekëset femra. Madje njëra prej tyre ka komentuar gjoksin e vogël të Eminës.

“Po gjoksin ku e le?”, i shkruan ajo në Instagram.

Emina nuk e ka lënë pa një përgjigje dhe i është kthyer menjëherë me një koment epik në Instagram:

“Aty në aeroplan privat e kam lënë. Mos u bë merak motra se ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë!”

Modelja tregohet gjithnjë e drejtpërdrejtë me ndjekëset dhe shpesh u përgjigjet kritikave dhe çdo fyerje që has për veten apo familjen e saj.

“Po gjoksin ku e le?” Emina i kthehet me ironi ndjekëses së shqetësuar në Instagram

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>