Nicki Minaj po i godet “armiqtë e saj të flokëve”.

Këngëtarja e hitit “Anaconda” kritikoi revistat e modës se kanë detyruar atë të ndërronte stilin e saj të flokëve për të qenë pjesë e kopertinave te tyre, ndërkohë që lejonin gratë e racave të tjera të mbanin pamjen e njejtë.

“Për vite me rradhë, revistat e modës do të më ndryshonin flokët për të qenë në kopertinat e tyre por lejojnë gratë e një race tjetër të paraqiten me stilin e njëjtë të tyre në kopertinë”, ka shkruar ajo të enjten.

Minaj nuk identifikoi asnjë revistë specifike, por ajo është një fytyrë e njohur dhe është paraqitur pafundësisht në disa revista të njohura të modës, përfshirë Cosmopolitan, Marie Claire, Vogue dhe Elle.

Kur një fans i saj sygjeroi se statusi i yllit që ajo mban duhet të jetë i mjaftueshëm për të mos lejuar që revistat të ndryshojnë pamjen e saj tani, Minaj zbuloi se praktika raciste nuk ka mbetur në të kaluarën.

“Në të vërtetë, ata janë ende duke e bërë atë”, shkroi ajo, transmeton Klan Kosova.

Reperja 34 vjeçare njihet për ndryshimet e shumta dhe drastike të flokëve të tyre, duke bërë që flokët e saj të kenë ngjyrat e ylberit.

“Mërzitem prej gjërave shpejt. Më pëlqen të bëj ndryshime kur vjen puna te pamja ime, madje entuziazohem sa herë që bëj ndryshime”, kishte thënë ajo për revistën “People” në vitin 2012.

Minaj nuk është e para që ka kritikuar industrinë e modës për këtë çështje.

Nicki Minaj është e zemëruar me revistat e modës?

About The Author
-