Pushimet e shpeshta ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës

Padyshim që pushimet janë gjithnjë relaksuese dhe gjithnjë të bëjnë të ndihesh mjaft mirë, po duket se benefitet e tyre janë shumë më tepër se kaq.

Sipas një studimi të publikuar “Psychology and Health” pushimet e shpeshta ndikojnë nga çlirimin nga stresi dhe reduktojnë riskun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Ne zbuluam se njerëzit që pushojnë më shpesh në 12 muajt e vitit kanë më pak mundësi të preken nga sindroma e metbaolizimit. Kjo sindromë është një përmbledhje e faktorëve rriskues për sëmundjet kardiovaskulare. Nëse ju keni disa prej tyre keni më shumë mundësi të prekeni nga këto sëmundje”, -thuhet në studim.

Gjithashtu studiuesit kanë sugjeruar që njerëzit ta shfrytëzojnë sa më shumë kohën e pushimeve, qoftë ky edhe një pushim 1 ditor.

Pushimet e shpeshta ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës

| Shëndeti |
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>