Klea Huta i kërkon falje Elgit Dodës: Më fal për mishin e këputur shpirt

Klea Huta ndau në Insta Story një moment shumë komik me partnerin e saj Elgit Dodën, me të cilin duket se nuk ka arritur të realizojë foton romantike, që kishte krijuar në mendje.

Nga mimika e kantautorit kuptojmë se e ka pamundur të mbajë hopa Klean, e cila pranon pa komplekse se ka shtuar disa kilogramë.

“Epo gjithë ky peizazh. Gjithë kjo kohë e bukur. Do të bësh një foto romantike dhe befas, ai kupton që je bërë sa një derr. Më fal për mishin e këputur shpirt”, lexohet në mbishkrimin e postimit.

Çifti duket se e kaloi të dielën jashtë zhurmës së Tiranës, por nuk tregoi vendndodhjen e saktë!

Klea Huta i kërkon falje Elgit Dodës: Më fal për mishin e këputur shpirt

About The Author
-