Pikat kafe në fytyrë ose qukat do jenë si një nga “aksesorët” që çdo vajzë do ketë dëshirë të ketë në fytyrën e saj këtë sezon vjeshtë-dimër. Shkrimtarja amerikane, Cassandra Clare i quajti «pluhur ari mbi lëkurë». Dhe, me të vërtetë, ato pikat kafe të cilat natyralisht shfaqen sidomos pas ekspozimit ndaj diellit, do jenë preferenca e këtij sezoni.Në verë falë ndriçimit të diellit është e vështirë të dallosh prezencën e tyre. Falë disa teknikave edhe një make-up të ndritshëm ato mund të vihen më në qendër të vëmendjes.

Supermodelet Ashley Graham dhe Emily Ratjkowski nuk ngurrojnë që në Instagram të postojnë foto ku pikat kafe janë të dukshme pa i fshehur aspak.

Pa harruar këtu edhe dukeshën Meghan Markle e cila dëshiron një makeup ndriçes i cili ti mundësojë një reflektim edhe më të mire të këtyre pikave. Dhe pikërisht kjo dëshirë për të qenë sa më afër natyrales, do jetë ngjyra rrezatuese këtioj sezoni. Madje edhe shfaqjet e modës modës të Issey Myake dhe Missoni u krijuan për të treguar fytyrat e modeleve, ku pikat kafe ishin prezente në faqe dhe hundë.

Por si mund ti krijojmë këto pika kur nuk i kemi në fytyrë? Fillimisht le të sigurohemi që kemi pastruar lëkurën tonë në mënyrë përkryer, ta hidratojmë dhe aplikojmë fillimisht një bazë të lehtë. Pastaj përdorim një pluhur për të zbutur ngjyrën dhe të lejojmë që të arrijmë efektin e dëshiruar. Më pas, përdorim një ton jo shumë të errët ngjyrë kafe, duke përdorur furçën më tepër në faqet dhe hundën. Duhet të përpiqeni ti hapni pikat në mënyrë të barabartë përndryshe nuk do arrihet efekti i dëshiruar.

Burimi: VanityFair

/RevistaVip/

Qukat: Nëse i keni mos i mbuloni, janë trendi i këtij sezoni

| Mode |
About The Author
-