Rasheli nga Xing me Ermalin kërkon “Proçesi Sportiv” të Maushit (foto)

0

Me largimin e Marina Vjollcës nga programi i njohur, “Proçesi Sportiv”, vendi i partneres në studio të Edi Manushit është akoma bosh.

Edhe pse dy vajza ulen në kolltukun e opinionistëve, sërish bie në sy mungesa e  një moderatoreje.

…dhe syrin këtij posti ja ka vënë Rasheli!

E shohim shpesh bashkë me Miss-in shqiptar, Blerta Leka në rolin e të ftuarave, por në “Shiko Kush Luan”, Rasheli tregoi që ambicia e saj është të prezantojë “Proçesi Sportiv”.

Pyetjes se cilit program në televizionet shqiptare ia ka vënë syrin, Rasheli ka zgjedhur programin e Manushit. Dhe kështu si e ka nisur, nuk do ishte çudi nëse do i shihnim të dy krah njëri tjetrit në programin sportiv.