Regjisori Drilon Hoxha feston ditëlindjen. Miku i tij Damiano ka një urim special!

0
233

“Thuaj që jam bos” fraza që vazhdon të kujtohet edhe sot prej filmit “Drejt Fundit” të regjisorit Drilon Hoxha. Epo le të ngelemi pak tek Driloni. Sot është një ditë e veçantë për të, pasi feston ditëlindjen. Ai ka pritur orën 12:00 me miqtë e tij, me të cilët ka nisur edhe festën e ditëlindjes.

Por në këtë ditë të veçantë për të surprizat nuk kanë fund. Një ndër miqtë e tij më të mirë, Damiano i Big Brother ka bërë një dedikim special në rrjetet sociale në pamundësi për të qenë pranë tij sot. Në qoftë se për fansat e tij Driloni është “bos” për Damianon është “vëlla”.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im. Ke qenë një nga të paktët që mua më ke ndenjur pranë në momente kur kisha nevojë. Më ke ndenjur si shok, si vëlla , pa interesa dhe dorashka. Përtej atij statusi që ti gëzon si person publik, mbi të gjitha je njeri me vlera. Çdo gjë e ke arrit vetëm, pa ndihmën e askujt. Dhe thjeshtësia të bën ky që je. Të uroj shumë suksese në rrugën tënde, dhe pse shumë janë munduar, por s’kanë arrit suksesin tënde. Projektet e tua do jenë aq të fuqishme , ashtu sic je ti i fortë. Të përqafoj vëlla”- shkruan Damiano bashkangjitur fotos me Drilonin në Instagram.

Ky postim, duket se ka emocionuar Drilonin, madje e ka cilësuar si urimin më të bukur që i është bërë në këtë ditë.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veç se: Gëzuar ditëlindjen Drilon Hoxha!.