Reperi i famshëm homoseksual qëllohet për vdekje teksa hipte në motor

Reperi latin Kevin Fret ka ndërruar jetë pak orë më parë. Reperi i cili e quante veten artisti i parë gay në muzikën latine të stilit ‘trap’ u qëllua me armë zjarri në San Juan, Puerto Rico të enjten në mëngjes.

Ai ishte 24 vjeç dhe ishte duke hipur në motor rreth orës 5:30 të mëngjesit kur u sulmua. Më vonë vdiq në Qendrën Mjekësore të Río Piedras, njoftoi “El Nuevo Dia”.

Vdekja e tij ka lënë të hidhëruar shumë fansa të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjete sociale për humbjen e tij.

Ndërkohë vdekja dhe shkaqet e sulmit ndaj tij janë nën hetim nga policia vendase.

Reperi i famshëm homoseksual qëllohet për vdekje teksa hipte në motor

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>