Revolt Klan: Sekreti i hiteve me Otilian e Daniele Meo, ja si i bindëm…

Ai është një nga grupet e suksesshme që u krijua rreth 12 vite më parë, e që zgjodhi të sjellë bashkëpunime me artistë të tjerë. Disa prej tyre janë Mariola Kacani, Eli Fara e artistë të huaj si Herbert, Daniele Meo, Otilia e të tjerë.

I ftuar në emisionin “Intervista Vip”, Bruno, njëri nga anëtarët e grupit Revolt Klan, ka treguar se si në fillim i kishin ngatëruar për të huaj. Kjo siç tregoi ai, ndodhi sepse ata sollën këngë në gjuhë të huaj por jo vetëm.

Projekti i fundit i Revolt Klan ka qenë kënga “Ndrico” me të cilën konkuron në Festivalin “Kënga Magjike”. Por ky duket se nuk do të jetë festivali i vetëm ku do të konkurojnë këtë vit. Bruno ka treguar për projektin me të cilin do të paraqitet në Festivalin e Fundvitit. Ai ka zgjedhur të paraqitet këtë herë si artist solo. Por cilat janë arsyet e këtij vendimi, a ka përçarje në grup, si do të jetë vazhdueshmëria e Revolt Klan?
Këto e të tjera i zbuloni në videon më poshtë të intervistës së plotë që Antoneta ka realizuar me të.

Revolt Klan: Sekreti i hiteve me Otilian e Daniele Meo, ja si i bindëm…

| Intervista Vip, Showbiz, VIP |
About The Author
-