Rina Balaj bëhet e gjallë dhe me plane te medha .

Prej më shumë se dy javësh, Rina Balaj është larguar nga rrjetet sociale dhe për planet e saj nuk dihet asgjë.

Rina e përdorte Instagram-in si një urë lidhëse me fansat, por tani profili ka marrë emrin e kompanisë që e menaxhoi për një kohë të gjatë “On Records”.

Menaxheri i saj njoftoi se Rina ka shkëputur kontratën me kompaninë dhe karriera e Rinës mbeti në pikëpyetje.

Megjithatë duket se reperja ka plane për t’u kthyer fuqishëm.

Këngëtarja, Adelina Ismaili ka publikuar në Instastory një foto të Rinës dhe tregon se ajo po na mban një sekret.

“Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. E dashura ime ka një sekret”, shkruan Adelina mbi foton e Rinës.

Në foto Rina shfaqet e grimuar në detaje dhe duket si ndonjë prapaskenë klipi, megjithatë presim të shohim të zbulohet sekreti!

Rina Balaj bëhet e gjallë dhe me plane te medha .

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>