Robert Berisha flet për ndarjen nga Nora Istrefi: “Është normale!”

Ndarja është normale për një çift që vendos t’i japë fund marrëdhënies!

Kështu është shprehur Robert Berisha në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Gjesi” në T7.

Kur u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar shpesh për raportin e tij me Nora Istrefin, Roberti tha se mediat priren të publikojnë menjëherë lajmet e këqija.

Megjithatë ai u shpreh se nëse ndarja ndodh, kjo është diçka normale që duhet të pranohet. Kjo nuk duhet të merret sikur vërtet po ndodh në raportin e tij me Norën.

 “Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”, është shprehur këngëtari.

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”, e pyet moderatorja.

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull.”- është përgjigjur Roberti. “A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit”, u shpreh Roberti.

Robert Berisha flet për ndarjen nga Nora Istrefi: “Është normale!”

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>