18 C
Tirana, Albania
Friday, June 23, 2017

REVISTA VIP ALBANIA

Revista VIP Albania është botim i për muajshëm i projektuar sipas modeleve më të mira bashkëkohore, e cila shquhet për sa i përket konceptimit, organizimit, strukturës mediatike dhe cilësisë së printimit. Për realizimin e këtij projekti punon një staf i specializuar me gazetarë profesionistë, fotografë, dizajner, specialistë marketingu dhe menaxhimi, konsulentë reklame, si dhe distributorë të specializuar për shtypin e shkruar.

BOTIMI – PERMBAJTA – SHPERNDARJA – SYNIMET

Revista del në qarkullim në çdo fillim muaji dhe shpërndahet njëkohësisht në pikat e shitjes në Tiranë, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.

Cilësia e produktit për sa i përket dizajnit, letrës, shtypjes dhe lidhjes është e njëjtë me atë të revistave më të mira në vendet e Bashkimit Europian. Për faqet e brendshme përdoret letër cilësore 90 deri 115 gram/m2 në varësi të numrit të faqeve, ndërsa kopertina prodhohet me letër 200 gr/m2 e plastifikuar.

Struktura e revistës përbën risi për tregun mediatik shqiptar, ku spikatin mjaft trajtesa të larmishme dhe zhanre të ndryshme të publicistikës, të cilat synojnë kombinimin e informimit me argëtimin e lexuesit. Tematika e revistës është e larmishme, nëpërmjet rubrikave të ndryshme, me veçantinë se objekti qëndror i tyre fokusohet te “Personazhi”. Në faqet e revistës botohen gjithashtu lajme dhe shkrime interesante, që përbëjnë interes për një target-grup të gjerë, pa kufizim moshe apo gjinie.

Sistemi i shpërndarjes së revistës ndjek hap pas hapi kërkesat e tregut dhe synon zgjerimin e kontakteve me lexuesit nëpërmjet risive të menaxhimit. Përveçse në të gjitha pikat e shitjes në mbarë vendin, VIP Albania gjendet edhe në stendat e agjencisë së njohur “Adrion” (si edhe në Aeroportin “Nënë Tereza”) në qendrat tregtare, QTU, City Park, Casa Italia, Kristal Center, në rrjetin e supermarketeve Conad, Euromax. Mercator. Praktiker, Megatek, në dhjetra librari, si dhe në shumë qendra biznesi dhe rajone turistike.

Revista ka një numër të konsiderueshëm abonentësh të përhershëm- kompani biznesi dhe individë – të cilëve u shërbehet në qendrat e punës dhe në familje nëpërmjet shërbimeve postare.

Një numër i madh biznesesh shqiptare dhe të huaja e kanë zgjedhur VIP-in si një mundësi serioze dhe efikase për të reklamuar produktet e tyre, duke kontribuar në suksesin e revistës me pagesat e tyre në rritje. Lista e gjatë e këtyre kompanive përbën një nga garancitë themelore për ecurinë dhe perspektivën e sigurtë revistës.

Tirazhi mesatari revistës së printuar arrin në 3500 kopje në muaj, me prirje drejt rritjes. Ndërsa një numër i konsiderueshëm lexuesish e ndjekin atë në versionin online: www.revistavip.club.

VIP Albania qëndron në vendet e para mes botimeve prestigjoze në shqip, jo vetëm në Shqipëri, por edhe nē Balkan.