Rusia, një “ushtri tullumbacësh”

0
211

Rusia ka treguar dhe po tregon me prepotencë fuqinë e vet ushtarake në Ukrainë dhe në Siri, por Moska duket se veç armatimeve reale, kujdeset fort edhe për imazhin.

Në të vërtetë, për imazhin kujdeset një kompani private e kontraktuar nga Kremlini me një detyrë të thjeshtë; të ndërtojë avionë, tanke, mjete të rënda dhe raketa ushtarake, me ndryshimin e vetëm që ato nuk janë prej metali, por tullumbace.

Forma që ato marrin kur fryhen i bën që të duken si mjete ushtarake të vërteta dhe kaq është detyra e tyre, të krijojë imazhin që Rusia është më e avancuar ushtarakisht nga sa mund të jetë vërtetë.

Avionët, tanket dhe mjete të tjera ushtarake ‘false’, pra tullumbacë apo punime druri, janë përdorur për herë të parë nga britanikët në Luftën e Parë Botërore. Synimi ishte mashtrimi apo trembja e armikut dhe krijimi i iluzionit të një force të madhe luftarake, që në të vërtetë nuk ishte.

E njëjta taktikë është përdorur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat aleate sidomos gjatë zbarkimit në Francë, ndërkohë që modele tankesh amerikanë të ndërtuar prej druri janë gjetur edhe në Gjermani pas luftës, por që besohet se janë përdorur vetëm për qëllime stërvitore nga nazistët.TCh