Samanta Karavella sulmon Young Zerkën dhe Ronela Hajatin

Një sherr i ri ka nisur në showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën dhe Young Zerkën, pasi ky i fundit qëlloi fotografinë e këngëtares si emër që nuk e meriton famën që ka. Gjatë lojës në “Shiko kush luan” Zerka zgjodhi Samantën si personazhin që nuk meriton famën dhe kjo e fundit nuk ka kursyer një përgjigje. Pasi ka parë reagimin e Zerkës, Samanta ka shpërthyer në Instastory me disa fjalë që prekin edhe Ronela Hajatin. “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia”, shkruan Samanta në foton ku këngëtari shfaqet gjatë goditjes së fotos. “Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, shkruan Samanta në foton ku duket se i drejtohet Ronelës. Kujtojmë se vite më parë Samanta dhe Ronela kanë pasur një debat me njëra-tjetrën dhe tani vajzat nuk flasin. Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta dhe ende nuk dihet shkaku që prishi miqësinë e tyre.  

Samanta Karavella sulmon Young Zerkën dhe Ronela Hajatin

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>