Selena Gomez ndjek në Instagram të dashurën e ish-it

Pavarësisht se Instagram-i e ka rritur nivelin e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, fansave nuk u ka shpëtuar një gjë shumë e  rëndësishme.

Selena Gomez ndjek sërish në Instagram, Bella Hadid.

Mesa duket ajo ka vendosur të nisë një epokë të re në jetën e saj dhe të bëjë paqe me njerëzit, të cilët dikur i ka pasur pranë.

Ajo e ka nisur me modelen Bella, të cilën nuk e ndiqte prej dy vitesh.

Bella e hoqi këngëtaren nga lista e ndjekësve, pasi  mësoi se ajo ishte në lidhje me ish-in e saj The Weeknd.

Bella nuk ka bërë të njëjtën gjë ende, megjithatë ajo ka pëlqyer një nga fotot e fundit të Selenës.

Epo mesa duket ato  po përpiqen të gjejnë një rrugë për të folur sërish dhe të harrojnë të shkuarën me The Weeknd.

Kujtojmë se në media thuhet se Bella dhe The Weeknd janë sërish bashkë, pasi ata u panë shumë të afërt në ditëlindjen e modeles.

Selena Gomez ndjek në Instagram të dashurën e ish-it

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>