Selena Gomez pëson krizë nervore! Shtrohet në një qendër trajtimi të problemeve mendore

0

Selena Gomez vendosi në mënyrë të papritur para disa javësh që të shkëputej nga rrjetet sociale dhe duket se tashmë u zbulua dhe arsyeja. Mësohet se këngëtarja është shtruar  në spital dy herë në dy javët e fundit. Herën e dytë mësohet se këngëtarja ka  pësuar një çrregullim emocional, ndërsa tani ndodhet në një qendër të trajtimit të shëndetit mendor.

Sipas TMZ, Selena ishte në shtëpinë e saj javën e fundit të shtatorit, kur pësoi goditjen e parë. Thuhet se ajo ishte e dëshpëruar nga numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut, kjo lidhur me transplantin e veshkave. Ajo u dërgua në spital nga një prej familjarëve.

Vetëm pak ditë më pas ajo doli nga spitali, por sërish vazhdonte rënia e rruazave të bardha të gjakut. Kjo i dha një tjetër goditje emocionale këngëtares, e cila kishte refuzuar të qëndronte në spital  duke pësuar krizë nervore dhe duke hequr serumin nga krahu. Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore.