Sergio Valente, parukieri fitues i “Oskar”, në arte dhe modë

0
34

Sergio Valente ka mësuar të shprehë veten nëpërmjet gjuhës ndërkombëtare të stilit dhe bukurisë së aplikuar në modelet e flokëve. Emri i tij është bërë sinonim i shijes italiane për hijeshi, sofistikim dhe të modës në të gjithë botën. I preferuar nga shtëpitë më të famshme të modës në botë, Sergio Valente është bërë parukieri italian i modeleve të famshme dhe yjeve, me krijimtarinë e tij të shprehur përmes flokëve. Suksesi erdhi në vitin 1966, kur Sergio Valente është zgjedhur për kopertinën e Vogue, arti i tij u fotografua nga fotografi i njohur njohur Helmut Newton. Që nga ai shpërthim i parë, ai u bë parukieri i preferuar i “Dolce Vita” dhe i “Alta Moda” të Romës. Krijimtaria e tij mori u bë aq e njohur dhe u përcoll nga shtypi italian si dhe ai i huaj, sa që ai ka marrë “Oscar” në kategorinë “Art dhe Modë” në vitin 1970. Këto ishin vetëm hapi i tij i parë i asaj që është i destinuar të bëhet një rrugë drejt ngjitjes, duke shënuar sukses pas suksesi.