Shaka:Xhemi Shehu nuk i ka lyer flokët brune.

Pra, Xhemi Shehu na paska gënjyer të gjithëve dhe ajo vazhdon të jetë sërish bjonde!

Ditën e djeshme moderatorja publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me flokët brune dhe dukej kaq natyrale.

Pjesa më e madhe e njerëzve besonin se moderatorja i kishte lyer flokët me vërtet dhe nëpërmjet komenteve të tyre shprehën fjalë pozitive.

Të shumtë ishin ata që mendonin se flokët brune i shkonin më shumë se bjonde , megjithatë Xhemi nuk qenka akoma gati për ndryshime kaq drastike.

Si fillim ajo mbrëmjen e kaluar në “Portokalli” u shfaq me flokët bjonde dhe së fundmi ka publikuar një foto ku tregon edhe vendin ku ka bërë ndryshimin e përkohshëm.

Salloni është i njohur për paruket natyrale dhe kjo tregon se Xhemi e ka pasur thjesht një dëshirë për pak kohë.

Shaka:Xhemi Shehu nuk i ka lyer flokët brune.

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>