Shkoi gati 85 kg gjatë shtatzënisë dhe i dukej e shpifur, Adelina Tahiri arrin peshën ideale

Adelina Tahiri ka publikuar sot një foto për të treguar linjat e saj trupore, pas një pune të madhe për të rikthyer format e saj seksi.

Për herë të parë, këngëtarja ka treguar se gjatë shtatzënisë shkoi gati 85 kilogramë, ndërsa sot peshon 58 kilogramë, fiks pesha e saj e duhur trupore.

Në vetëm pak muaj nga lindja Adelina ia ka dalë të humbasë gati 27 kilogramë dhe të rikthejë linjat e rregullta.

Nuk e dimë sesi ia doli, por Adelina Tahiri e vuajti shumë faktin që shtoi në peshë gjatë shtatzënisë dhe tha se ishte një nga momentet më të vështira që kishte kaluar ndonjëherë:

“Humba fillimisht peshë pas lindjes së djalit, sepse i jepja gji dhe nuk haja bukë, se kur shihja veten në pasqyrë nuk më pëlqente. Por kur kuptova se e humbja peshën shpejt dhe fillova të haja u shëndosha dhe u bëra 70 kg, që pesha ime ideale është 58 kg. Kisha kompleks për peshën. Nuk ka gjë më të shpifur, nuk ekziston. Ishte për mua luftë”, është shprehur këngëtarja në një video live disa javë më parë.

Tani ajo ka arritur peshën ideale dhe ndihet krenare me fotot që publikon në rrjetet sociale.

S

Shkoi gati 85 kg gjatë shtatzënisë dhe i dukej e shpifur, Adelina Tahiri arrin peshën ideale

About The Author
-