Shqipëria, e vështirë? Pique nuk mban dot të qeshurën

0
17

Gerard Pique doli në konferencë për shtyp ditën e mërkurë, ku foli për 35 minuta mbi situatën në Katalonjë dhe shumë pak për futbollin.

Por, në momentin që u pyet nëse ndeshja e radhës ndaj Shqipërisë do të ishte e vështirë, mbrojtësi i Barcelonës shpërtheu në të qeshura.

“Shqipëria, e vështirë apo jo?”, pyeti një nga gazetarët spanjollë dhe Pique nisi të qeshte përpara se të përgjigjej kështu:

“Shqipëria është një skuadër që… (qesh përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër… Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Europianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin.

Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet të premten në orën 20:45.